Filipçe: Mendoj se nuk kemi nevojë për orë policore

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se në ora 14:00 do të takohet me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse ku do të shqyrtohen disa masa dhe se momentalisht nuk kemi nevojë për orë policore. Filipçe tha se masat e tashme do të japin rezultatet duke ju bërë thirrje qytetarëve që të respektohen maksimalisht, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Tani kemi edhe ndalesën për punë për lokalet pas orës 21:00 dhe ndalesën e grupimit. Mendoj se masat do të japin rezultate edhe gjatë javëve të ardhshme”, tha Filipçe.

Sipas ministrit asnjë masë nuk mund të japë rezultat menjëherë. Ai u përgjigje edhe në pyetjen pse në ditët e fundit rezultatet për rastet e reja vinë pas orës 20:00.

“Kemi numra të mëdha dhe ashtu siç vinë raportet, të njëjtat duhet të përpunohen në mënyrë që të kemi numër të saktë”, shtoi mes tjerash ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.