Filipçe: Me të gjitha vendet e rajonit shqyrtojmë mundësin e hapjes së kufijve

Bisedojmë të gjithë në rajon që në një moment t’i hapim kufijtë me një qëndrim të harmonizuar lidhur me PCR testin. Ideja është që të hapen kufijtë pa PCR test, deklaroi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

“Vendet anëtare të BE-së kanë vetëm rekomandim, nuk kanë ndonjë politikë të përbashkët lidhur me këtë çështje, dhe në këtë drejtim janë të lira të vendosin se si do të jetë regjimi i kufijve. Është e saktë se kemi paralajmëruar disa herë javëve të kaluara se do të ketë ndonjë vendim, por për fat të keq po presim përgjigjen e vendeve tjera të rajonit. Sinqerisht shpresoj se do të këmbehen të gjitha informatat dhe në bazë të gjendjes epidemiologjike në secilin vend të Ballkanit Perëndimorë, plus Bullgaria dhe Greqia do të marrim një qëndrim të përbashkët.

Komunikimi po bazohet në atë që masat preventive duhet të respektohen”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.