Filipçe: Me mbylljen e lokaleve është ulur dukshëm numri i të infektuarve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp, tha se për shkak të festave të fundvitit është e mundur të ketë një valë të re të të infektuarve të ri, por që do të jetë një kurbë e vogël. Ai theksoi se me mbylljen e lokaleve pas orës 18, dukshëm është ulur numri i të infektuarve të ri.

“Me mbylljen e objekteve hotelierike është e qartë se kemi ulje serioze dhe efekt të madh të uljen e rasteve të reja. Besoj se edhe qytetarët do të jenë të vetëdijshëm në periudhën që vijon.Policia do të vazhdojë me intensitetin e tyre të punës. ”

Mes tjerash, shtoi se në periudhën e fundit numrat janë ulur shumë, rastet e reja në bazë ditore janë ulur, është ulur numri i pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim dhe është ulur presioni edhe mbi qendrat për testim.

“Spitalet në gjithë vendin janë pothuajse gjysmë të zbrazura. Disa prej tyre ishin edhe pa shtretër të lirë, tani gjendja më nuk është ashtu. Në Klinikën Infektive në Shkup pas një periudhe të gjatë, ka mbi 30 shtretër të lirë po ashtu edhe në Klinikat Interne mbi 100 shtretër të lirë”, deklaroi Filipçe.