Filipçe: Me gjendjen e krizës, spitalet private do të jenë në dispozicion të shtetit

Pas rekomandimit të Këshilli të Sigurisë Kombëtare për të shpallur gjendje krize, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se pasi që Qeveria të shpall gjendjen e krizës, autoritete do të mund të shfrytëzojnë edhe kapacitetet e spitale private dhe kuadrot që punojnë në këto institucione.

“Po do të kemi në dispozicion edhe kapacitetet e të gjitha spitaleve private, poliklinikave private si dhe kuadri që punon në këto vende. Sot për shkurt kohë do të bëjmë analizë me gjithçka që posedojmë, dhe së bashku me kapacitetet shtetërore do të realizojmë plan për punë”, deklaroi mes tjerash Filipçe.