Filipçe me familjen e Emilija Dinevës: Dhurimi i organeve është akti më i lartë i humanizmit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot kishte takim me familjen e Emilija Dinevës nga Dojrani, gruaja e cila e humbi jetën nga pasojat e aksidentit të trafikut dhe familja e së cilës u pajtua që zemra e saj dhe veshkat të transplantohen te tre persona të cilët pas operacioneve janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov, kumtoi ministri Filipçe në Fejsbuk.

“Familjes i shpreha respektin më të madhe dhe falënderime për humanizmin që e treguan në momentet e tyre më të rënda. Ata u dhanë shpresë dhe shans për jetë tre familjeve. Ata shpëtuan tri jetë. Për shkak tyre, për herë të parë në vend u realizua transplantimi i zemrës, ndërsa dy veshka u transplantuan te dy pacientë të cilët ishin gjatë kohë në dializë. Pacientët janë në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme shëndetësore. Dhurimi i organeve është akt i lartë i humanizmit. Jam krenar për këtë familje”, ka shkruar Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Transplantimi i parë i zemrës në vendin tonë është realizuar të 54 vjeçari Ivan Ognenovski nga Shkupi, në natën midis 22 dhe 23 majit. Operacionin gjashtë orësh e realizoi një ekip kirurgësh nga Kardiokirurgjia shtetërore dhe spitalet private, Zhan Mitrev dhe Axhibadem Sistina, i udhëhequr nga dr Sashko Jovev. Pacienti është në gjendje të qëndrueshme, ndërsa në gjendje të mirë shëndetësore janë edhe dy pacientët tjerë të cilët nga donatori i vdekur iu transplantuan veshkat.