Filipçe me apel për kujdes gjatë dasmave dhe ahengjeve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se edhe përkundër lehtësimit të masave, rekomandohet që të respektojnë masat gjatë grupimeve, sidomos mbajtjen e maskave, transmeton Alsat.
Filipçe tha se gjendja aktuale me pandeminë po përmirësohet, por që sipas tij duhet të kemi kujdes pasi askush nuk mund të parashikojë periudhën e ardhshme.

“Maska është mekanizëm i mirë për mbrojtje, po largohet edhe ndalesa për grupim, por është mirë të kemi parasysh nëse ka grupime qoftë edhe jashtë edhe pse është nxehtë duhet ta përdorim. Kjo vlen edhe për mbledhjet në shtëpi”, pohoi Filipçe.

“Lejohen ahengje, dasma, dhe gjithçka e ngjashme që ka qenë deri më tani e ndaluar deri në maksimum 100 vizitorë. Gjithsesi mos të jetë më shumë se 50 për qind e kapacitetit ku organizohen këto ngjarje. Në suaza të të gjithë kësaj që po ndodh, kemi të dhëna të qarta se epidemia po bie, por apeloj që qytetarët të mbesin të kujdesshëm”, tha Filipçe.