Filipçe me apel: Mos udhëtoni në Italinë veriore

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot kërkoi nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që në rast se nuk kanë ndonjë rast urgjent atëherë të mos udhëtojnë në Italinë veriore. Filipçe gjithashtu njoftoi edhe për masat që ka ndërmarr dikasteri që ai drejton. Sipas tij, tani për tani nëpër aeroportet e vendit nuk do të kontrollohen vetëm udhëtarët që vijën nga Stambolli dhe Dubai por të gjithë pasagjerët do ti nënshtrohen kontrollit.

“Masat nëpër aeroportet e vendit do t’i ashpërsojmë, dhe atë jo vetëm për udhëtarët që vijnë nga Stambolli dhe Dubai por do të kontrollohen të gjithë pasagjerët që hyjnë në vend. Dua të apeloj deri tek të gjithë qytetarët që në rast se nuk kanë ndonjë rast urgjent t’i anulojnë të gjitha udhëtimet në Italinë veriore. Sot ishim në kontakt me autoritetet tona në Itali, deri tani nuk kemi ndonjë shtetas të prekur nga ky virus”, tha ministri, Venko Filipçe.