Filipçe: Maska kirurgjike mund të zëvendësohet me facoletë apo shall

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk ka informacion se tani ka rritje shtesë të çmimeve të maskave, por do të sinjalizojë deri te dy inspektoratet kompetente për të kryer inspektim.

Ai sqaroi sot në konferencë për shtyp se nuk është e obligueshme të mbani maskë kirurgjikale, pa dallim qoftë ajo me dy shtresa apo me tre shtresa, por mund të zëvendësohet edhe me shall, facoletë apo shami.

“Të gjitha këto materiale absolutisht parandalojnë që pikat të qarkullojnë mes njerëzve, veçanërisht kur distanca është më e vogël se dy metra. Prandaj, veshja e pajisjeve mbrojtëse si masë shtesë, për sa i përket ruajtjes së distancës kur ajo nuk mund të mbahet, mendoj se do të ketë efekt të mjaftueshëm në atë që ne duam të arrijmë”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit.

I pyetur për mënyrën e funksionimit të spitalit të Kumanovës, Filipçe u përgjigj se megjithëse spitali ishte përballur me mungesë të personelit për periudhë të caktuar, me ndihmën plotësuese nga Shkupi dhe Shtipi, të gjitha departamentet janë në funksion, ndërsa spitali mirë e kryen punën.

“Çdo ditë ende jemi në komunikim edhe në lidhje me nevojën për kuadër, edhe për materialet mbrojtëse, ashtu që konsideroj se procesi është plotësisht nën kontroll dhe në asnjë moment, madje edhe me numër më të vogël të personelit në kuadro të caktuara, kemi pasur sukses dhe me ato procese të edukimit, që infermieret e trajnuara i transferojnë njohuritë punonjësve atje, spitali të funksionojë mjaft mirë”, shtoi Filipçe.