Filipçe: Masat e reja restriktive nuk janë të motivuara politikisht


Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se procesi i imunizimit në vend po rrjedh normalisht pa ndonjë problem të theksuar dhe se gjatë ditës së djeshme afro 2500 qytetarë janë vaksinuar. Ndërkohë sa u përket masave të reja të cilat hyjnë në fuqi nga dita e sotme, tha se nuk janë të motivuara politikisht, por se kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Prej sot fillojnë masat e reja të cilat do të zgjasin dy javë. Masat e reja kanë për qëllim që të mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe të ndihmojnë sistemin shëndetësorë. Jemi në një periudhë kur sistemi I shëndetësie është i rënduar, ndërkohë që gjendemi edhe në prag të festive fetare, përfshi muajin e ramazanit dhe festën e pashkëve”, tha Filipçe duke shprehur besimin e tij se qytetarët do të respektojnë këto masa dhe do të kontribuojnë që sa më shpejtë të përfundoj edhe kjo valë e pandemisë.