Filipçe: Masat e orës policore do të vazhdojnë edhe muajin tjetër

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës për shtyp gjatë pyetjeve të gazetarëve tha se ora policore do të vazhdoj më këtë trend edhe në muajin që vjen deri sa të ketë një stabilizim të situatës.

Ai tha se Shtabi i Krizave do vazhdojë të mblidhet dhe në bazë të situatës dhe në bazë të një analize të detajuar do të vendosin për orët policore por me shumë gjasë ora policore do të vazhdojë edhe muajin tjetër.

“Akoma është herët, jemi edhe me tej të kujdesshëm. Dua të mbaj një konferencë për media bashkë me epidemiologët se cilat janë pritjet. Nuk mund të themi se çka do të rekomandojmë në të ardhmen. Po analizojmë të gjitha çështjet. Pas një analize të detajuar, mund të flasim për hapat e mëtejmë. Tani për tani ora policore mbetet në fuqi, megjithatë duam të vlerësojmë rajonet”, tha Filipçe.