Filipçe: Lehtësimi i masave kufizuese varet nga rastet e reja me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme tha se shpresojnë që prej nesër të vazhdojë trendi i rënjes së rasteve të reja me Covid-19, në mënyrë që të nis lehtësimi i masave kufizuese. Filipçe theksoi se nesër Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të diskutojë për orën policore gjatë vikendit ndërsa të shtunën do të diskutohet për lehtësimin e masave.

“Në mbledhjen e nesërme të Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk do të merr pjesë presidenti Pendarovski, po Komisioni do të kyçet në mbledhjen e Shtabit të Qeverisë, nesër do të diskutoheto për atë se si do të jetë ora policore gjatë vikendit…Edhe rastet që do të diagnostifikohen deri nesër.. .shpresoj që numrat e sotëm të jenë vetëm një variacion dhe se prej nesër të fillojë trendi i uljes së rasteve si në 14 ditët e fundit, që është kriterium për lehtësimin e masave…Edhe të shtunën do të analizojmë rastet në mënyrë që të rekomandojmë për masat në javën e ardhshme. Nesër diskutojmë për orën policore gjatë vikendit ndërsa të shtunën do të bisedojmë për lehtësimin e masave”, tha mes tjerash ministri Filipçe.