Filipçe: Le të na kujtojë festa se sa e rëndësishme është të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të të gjithëve rreth nesh

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk uroi me rastin e festës së madhe krishtere Ringjallja e Krishtit – Pashkët.

“Miq të dashur, ua uroj festën më të madhe krishtere dhe ju dëshiroj shumë shëndet, gëzim, sukses dhe harmoni! Sivjet festojmë ndryshe, pa tubime më të mëdha dhe shoqërime. Por, festa është kohë që të përkujtojmë se cila punë janë të rëndësishme në jetë dhe të përkujtojmë në vlerat e vërteta. Njëra prej punëve më të rëndësishme të cilat çdoherë janë pjesë e të gjitha urimeve, është shëndeti i mirë. Edhe pse rregullisht e dëshirojmë, shpesh harrojmë ta mbrojmë ose të kujdesemi për të. Le të na përkujtojë kjo festë sa është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin tonë, por edhe për shëndetin e të gjithë rreth nesh. Sa është e rëndësishme të jemi përgjegjës për veten, por edhe për të tjerët”, thekson Filipçe.

Ai edhe njëherë përkujton për rëndësinë nga respektimi i rekomandimeve dhe masave nga kompetentët.