Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një dalje për media, foli edhe për dozën e tretë të vaksinës.
Filipçe bëri të ditur se kush dëshiron mund ta marrë dozën e tretë të vaksinës edhe ata persona të cilët nuk janë në kategorinë e rekomanduar për marrjen e dozës së tretë.
Kujtojmë se doza e tretë e vaksinës u rekomandua për personat mbi 60 vjeç, mjekët dhe të sëmurit kronikë.