Për momentin po bëjmë koordinime në nivel të vendeve përreth, në komunikim të përditshëm jemi me Shqipërinë, Greqinë dhe Bullgarinë sa i përket asaj se si zhvillohet hapja e kufijve. Një nga propozimet është që nga java e ardhshme të hapet udhëtimi për anëtarë të familjes ose me interes zyrtar, ekonomik, në kuadër të këtyre vendeve, ndërsa më tutje në periudhën që vijon, pas 15 qershorit, kufijtë të hapen tërësisht, deklaroi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Vijon, tha Filipçe, diskutimi për atë se a ka nevojë që të ketë testime të personave të cilët do të udhëtojnë përmes kufirit.
“Ka shumë gjasa se nuk do të kërkohen teste për shkak të asaj që nuk paraqesin garanci absolute ose siguri. Paraqet njëfarë sigurie nëse është në kombinim me izolimin shtëpiak ose karantinat. Por, duke pasur parasysh se nëse hapen kufijtë edhe një numër i madh i njerëzve do të fillojnë të udhëtojnë dhe kjo nuk do të jetë vetëm mes njerëzve në rajon dhe nuk do të ketë vizita nga një vend në tjetrin, por do të ketë shumë udhëtarë të cilët do të transitojnë përgjatë ndonjë shteti”, kjo do ta humbë kuptimin”, tha Filipçe në emisionin Top Tema në TV Telma.
Sa i përket zgjedhjeve, Filipçe tha se në asnjë moment ata nuk ishin marrë si lëndë në bazë të së cilës janë analizuar numrat ose janë bërë kalkulime ose janë propozuar masa.
“Në fakt edhe tani në asnjë moment nuk ishte kërkuar nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse të thotë se a duhet ose jo të ketë zgjedhje, por ishte kërkuar protokoll nga ekspertët se nëse mbahen zgjedhjet si duhet ato të zbatohen dhe ne e bëmë këtë”, theksoi ministri.
Ai tha se shumë nga të diagnostikuarit janë pjesë e vatrave tashmë të njohura që iu jep të drejtë të thonë se epidemia është nën kontroll. Shtoi se shkak për sëmundjen e tyre më së shpeshti është mosrespektimi i masave të distancës dhe mos bartja e maskës, veçanërisht gjatë shfrytëzimit të transporti publik.