Filipçe: Kemi siguruar vaksina për tërë vitin

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në takimin me homologun e tij nga Serbia, ka njoftuar, se tashmë me marrëveshjet e nënshkruara me kompanitë e vaksinave anti-Covid, është arritur sasia e nevojshme e vaksinave për tërë vitin.
Ka bërë të ditur, se pas përdorimit të kësaj sasie të dakorduar tashmë, të parët që do të kontaktojë për vaksina, do të jetë instituti “Torllak” në Serbi.

“Ne në këtë moment kemi porositur vaksina të mjaftueshme nga më shumë kompani që do të përmbush nevojat për këtë vit. Kjo do të thotë, se porosia e parë që do të bëhet pas kësaj, do të jetë institutit “Torllak””, tha Filipçe.
Në takimin me Llonçar, është potencuar edhe njëherë vendimi, se “Torllak”, do të jetë partneri strategjik i Maqedonisë së Veriut në procesin e imunizimit të popullsisë kundër Covid-19.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=2828905864014059&ref=external