Filipçe: Kemi pasqyrë klinike të COVID-19 më ndryshe nga e kaluara

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se për dallim nga vala e kaluar, tani pacientët po shërohen me ritëm më të ngadalësuar. Filipçe tha se janë regjistruar raste ku edhe pas ditës së 14 është përkeqësuar gjendja e pacientëve.

“Kemi pasqyrë klinike të sëmundjes më ndryshe nga e kaluara, hospitalizimi zgjat më shumë . Për dallim nga vala e kaluar ku në ditën e 14 të shërimit pacienti në të shumtën e rasteve shërohej, tani kemi karakteristikë edhe tek pacientët e rinj, përkeqësim në ditën e 12-13 dhe 14 të shërimit, një formë e rrallë, me përkeqësim të pasqyrës së mushkërive dhe gjakut”, tha mes tjerash Filipçe.
“Vaksinimi po rrjedh, prej sot në funksion është edhe salla sportive “Boris Trajkovski”, ku deri tani janë vaksinuar afro 300 persona. Numri i përgjithshëm i qytetarëve të vaksinuar është 10 000.”, tha Filipçe.
Filipçe gjithashtu njoftoi se gjendja e pacientes 28 vjeçare është stabile dhe se sot do të lëshohet në shtëpi .