Filipçe: Kemi kërkuar ilaç antiviral nga Japonia

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në paraqitjen e tij të sotme njoftoi se institucionet shtetërore tashmë kanë parashtruar kërkesë deri tek Ambasada e Japonisë në vendin tonë për të siguruar ilaçin antiviral Favipiravir.

“Terapia aktuale jep rezultate, një numër i madh i pacientëve tani më janë lëshuar në kurim shtëpiak prej ku edhe vazhdojnë terapinë. Për terapi plotësuese po i ndjekim trendet botërore. Sot jemi drejtuar edhe zyrtarisht deri tek ambasada e Japonisë, sepse ata njoftuan se do të japin donacion një ilaç anti virozë si ndihmë për të gjitha shtetet. Presim përgjigje pozitive, do të informojmë në kohë kur të marrim përgjigje.”

Ndryshe, shteti i Japonisë kohë më parë kishte njoftuar se do të shpërndante si donacion ilaçin kundër gripit Avigan, i njohur gjithashtu si Favipiravir, i cili është treguar efikas në kurimin e pacientëve me Covid-19./Alsat