Filipçe: Kartelë vendore do të fitojnë 4.394 punonjës shëndetësor të angazhuar në ballafaqimin me Kovid-19


Kartela vendore do të fitojnë 4.394 punonjës shëndetësor të angazhuar në ballafaqimin me Kovid-19. Atyre u takojnë 40 për qind nga neto paga bazë e fundit, ka shkruar sot në Fejsbukun e tij ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Siç premtuan askush nuk do të harrohet. Këtu janë të përfshirë të punësuarit në ISHP, Klinikën e Sëmundjeve Infektive, Institutin e Shëndetit Publik, Qendrën e shëndetit publik, Ndihmën e shpejtë, repartet infektive dhe të punësuarit në reparte tjera të angazhuar për testim, diagnostikimin dhe mjekimin e të infektuarve me Kovid-19”, thekson Filipçe.