Karantina, izolimi dhe distancimi social janë masat të cilat në mënyrë të dëshmuar e ngadalësojnë përhapjen e KOVID-19 dhe na ndihmon ta mbrojmë shëndetin publik, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Por, thekson se nuk duhet të harrojmë në këto gjendje krize të kujdesemi edhe shëndetin mendor. Tregoi në disa këshilla që më mirë të kujdesimi për vete dhe të tjerët në kushte të këtilla jostandarde:
Distanca sociale paraqet ndërveprim të ulur midis njerëzve përmes përkufizimit të të afërsisë dhe shpeshtësimit të kontaktit personal. Kjo paraqet edhe masë më të butë për të cilën është mirë të gjithë të përmbahemi derisa konsiderohet e nevojshme. Karantina përfshin ndarje fizike dhe përkufizim të lëvizjes për personat të cilët kanë qenë në kontakt me të infektuar. Ndarja e këtillë zgjat derisa personeli mjekësor nuk sigurohet se personi i cili ka qenë në kontakt nuk i ka zhvilluar simptomat e sëmundjes.
Izolimi megjithatë paraqet ndarje fizike të personave të cilët e kanë virusin nga ata të cilët nuk e kanë.
Kjo zakonisht po zhvillohet në institucionet shëndetësore apo në shtëpinë personale (vetizolim) nëse është përkatëse.
Në kushte të distancimit social, karantinë dhe izolim njerëzit mund ta përjetojnë më mënyrë të ndryshme mendime dhe ndjenja të pakëndshme. është e pritshme dhe normalisht të ndjehet frikë, ankth, dhe shqetësim për shëndetin personal dhe shëndetin e të afërmve. Shpesh mund të zhvillohet pakënaqësi nga anëtarët e familjes apo miqve të cilët janë të detyruar të jenë në karantinë për shkak të kontaktit me person të infektuar me virus.
Vëmendja e shtuar për veten apo ndjekjen e rregullt të shëndetin tuaj nga personeli mjekësor, gjithashtu mund të shkaktojë pakënaqësi dhe padurim. Kujdesi i shtuar mund të paraqesë edhe mungesa nga puna, ulja e mjeteve financiare, pasiguria e punës, si dhe sfida në sigurimin e produkteve kryesore ushqimore dhe higjienike gjatë limitit më lëvizjes.
Ndjenjat e vërejtura shpesh të cilat zhvillohen në situata të këtilla mund të përfshijnë: shqetësim për aftësinë që t’i kryeni detyrimet e përditshme me fëmijët dhe të moshuarit, pasiguri për gjendjen dhe të ardhmen, vetmia për shkak të ndarjes nga të afërmit, zemërimit për pakujdesi nga të tjerët, mërzitje për shkak të numrit të aktiviteteve të limituara, ulje të disponimit, ulje apo rritje të oreksit apo gjumë të pamjaftueshëm, si dhe konsumim të tepërt të alkoolit dhe cigareve. Këto janë reagime të zakonshme në ngjarje të pazakonta për të cilat megjithatë mund të ndërmarrim diçka.
Më poshtë vijojnë edhe disa këshilla për atë çfarë mund të bëjmë që t’i ulim përjetimet të këtilla emocionale.
Merrni parasysh shkallën e rrezikut për ju dhe të tjerët. Njerëzit në mediat sociale dje disa mediat tradicionale kanë pikëpamje të ndryshme për rrezikun në situata të këtilla, me mundësi të mëdha të jetë e pasaktë dhe e pakontrolluar.
Më e mira që mund ta bëni është të ndiqni informacione të kontrolluara dhe të jeni në rrjedhë me ngjarjet. Nëse ndiqni portale apo kuptoni për informacion të ri, kontrolloni burimin i informacionit që të siguroheni se është nga një trup apo agjenci përkatëse shtetërore/shëndetësore.
Në këtë rast, shmangni vazhdimisht të ndjeni lajme apo media sociale, sepse kjo mundet plotësisht t’ua rrisë shqetësimin. Për shkak të kësaj, përkufizoni rrjedhjen e informacioneve të ndryshme për ju dhe fëmijët tuaj. Për informacione lidhur me gjendjen tuaj shëndetësore apo për të afërmit, konsultoni me mjekun tuaj dhe personelin përgjegjës mjekësor. Nëse nevojitet, kontrolloni nëse konsultimet e tilla mund t’i bëni me telefon apo përmes internetit (për shembull Skajp, Viber, Mesinxher