Filipçe: Kapacitetet spitalore po mbushen me shpejtësi me kovid pacientë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se rritja e numrit të rasteve pozitive ka bërë që të rriten edhe nevojat për shtretër spitalor. Ai tha se repartet infektive në Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë janë drejt mbushjes dhe për këtë shkak janë duke u aktivizuar edhe qendrat tjera të kovidit. Filipçe thotë se sistemi është i përgatitur dhe se mjekët janë të gatshëm për rotacione.

“Analiza ka treguar se numri është dukshëm i lartë veçanërisht në qytetet ku përqindja e popullsisë së vaksinuar është i ulët. Rreth 20% deri në 23% në Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë. Këtu në Ohër ka rreth 50% të vaksinuar dhe për momentin ka më pak se 10 pacientë të cilët janë të hospitalizuar”, tha Filipçe në Manastir.
Filipçe ka bërë thirrje që të vaksinohen qytetarët, pasi siç tha analiza ka treguar se vaksina është efikase.