Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në intervistën e mbrëmshme për Tv Telma tha se disa hulumtime të reja tregojnë që respiratorët nuk u ndihmojnë pacientëve që kanë pasqyrë të rëndë klinike nga koronavirusi.
“Për fat të keq, nga më shumë hulumtime paraqiten informacione se asnjë respirator nuk ndihmon. Sipas dy hulumtimeve, edhe pacientët që janë në respirator 90 ose 89 për qind përfundojnë me vdekje”, tha Filipçe.