Filipçe: Javën e ardhshme hapen edhe dy pika për vaksinim masiv

Nga java e ardhshme, në Maqedoninë e Veriut do të hapen edhe dy pika ku do të realizohet vaksinimi masiv kundër Covid-19, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Pika shtesë fillojnë me punë nga java e ardhshme për vaksinim masiv. Bëhet fjalë për Velesi dhe Prilepi. Besoj se edhe atje, sipas shembullit të qyteteve tjera, mirë do të realizohet vaksinimi”, tha Filipçe.
Pika të vaksinimit për momentin ka në Shkup, në Kavadar, në Kumanovë, në Tetovë, në Shtip, në Manastir, në Strumicë dhe Ohër.