Ministri i Shëndetësisë, Filipçe gjatë konferencës së sotme për shtyp, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se në nivel kombëtar janë kryer mbi 1 800 teste. Sidoqoftë, ai tha se ditëve të fundit janë shtuar pikat e testimeve dhe në ditët në vijim pritet edhe një rritje të numrit të testeve, si te pacientët që kanë simptoma si në ata që kanë pasur kontakte primare me të prekurit por edhe ata sekondar.