Prej nesër Maqedonia e Veriut hap kufijtë pa kushte, respektivisht pa karantinë dhe pa test PCR.
I pyetur për personat që tashmë janë në karantinë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se ekspertët juridikë po kërkojnë zgjidhje ligjore që personat në fjalë të lirohen nga karantina shtetërore ose nga vendimi për vetizolim.
“Kërkohet mënyra ligjore me të cilën njerëzit që janë në karantinë, që kanë vendim për vetizolim që kanë kaluar kufijtë, të lirohen nga izolimi dhe nga karantinat shtetërore. Juristët ditëve të fundit punojnë intensivisht në këtë drejtim, janë afër zgjidhjes”, tha mes tjerash ministri Filipçe.