Filipçe i kundërpërgjigjet Zyberit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një statusi në Facebook i është kundërpërgjigjur reagimit të Drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik, Arben Zyberi, i cili e akuzoi Ministrin për “keqpërdorim të foltores së qeverisë për qëllime zgjedhore”.

“Se jeni në fushatë zgjedhore nuk u jep të drejtë të thoni të pavërteta dhe ta minoni punën dhe vendimet e Komisionit pët Sëmundje Ngjitëse. Katër muaj ndërtuam besim dhe punuam me transparencë. Në anjë moment nuk sollëm vendime të motivuara nga politika dhe këtë ju e dini mirë. Deklarata juaj është e pasaktë, e dëmshme dhe para së gjithash jokolegiale, që më shqetëson jashtëzakonisht. Detyra ime si Ministër, mes tjerash, është që ta mbroj imazhin e kolegëve nga Komisioni dhe vendimet e tyre profesionale. Besoj se e kuptoni se çfarë dëmesh sillni në këto momente të ndjeshme kur bashkërisht luftojmë për të njëjtin qëllim. E vlerësoj kontributin e të gjithëve që luftojnë me epideminë, përfshirë edhe tuajin, por nuk do të lejoj poena politike në llogari të epidemisë” ka shkruar Filipçe në Facebook.

https://www.facebook.com/filipce.venko/posts/2422458584727827

Krejt ky debat ka nisur më 23 qershor kur Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arben Zyberi, në Facebook shkruajti se ai si anëtar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse ka ndihmuar në hapjen e kufijve pa protokolle që votuesit e BDI-së më 15 korrik të mund të vijnë dhe të votojnë.

Për këtë sot reagoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke thënë se një deklaratë e këtillë nuk i shkon një Drejtori të Qendrës për Shëndet Publik, se e ka bërë me qëllime të fushatës zgjedhore dhe se do të kërkojë që Zyberi të zëvendësohet.

Pas deklaratës së Filipçes, Zyberi reagoi duke thënë se ai është kandidat për deputet dhe ka të drejtë që në profilin personal në Facebook të ketë qëndrime politike. Tha se nuk e ka keqpërdorur detyrën e Drejtorit në asnjë moment, ndërsa shtoi se “këtë gjë që për fat të keq e bën Ministri Filipçe me deklaratat me paravijë zgjedhore”.