Filipçe i kujton BFI-së se ende është në fuqi ligji për tubimet publike!


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tregoi se mëngjesin e sotëm ka folur si me kreun e Bashkësisë Fetare Islame po ashtu edhe me atë të Kishës Ortodokse Maqedonase duke kërkuar respektim të masave dhe të mos organizohen tubime të besimtarëve.

“Pas informacioneve që sot i publikoi BFI se më 12 maj hapen xhamitë, dua të kujtoj se ende është në fuqi ndalesa për grupim të më shumë se 2 personave. Apeloj tek bashkësitë fetare dhe gjithë të tjerëve të parandolojnë çfarëdo organizimi të mbështetësve të tyre deri sa këto masa ende janë në fuqi” tha Filipçe.