Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, në pyetjen e TV21 se sa realisht ndotja do të ishte problem në situatën aktuale në të cilën jemi, Filipçe theksoi se grimcat PM10 mundësojnë transmetim më të madh të virusit dhe në atë drejtim është Ligji që u miratua dje në Kuvend për mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse jashtë.
“Është e vërtetë që ka botime që tregojnë se grimcat PM10 mundësojnë transmetim më të madh të virusit dhe në atë kuptim është rekomandimi, i bërë dje me ndryshimin e Ligjit, për mbajtjen e detyrueshme të maskave jashtë në çdo vend, së pari sepse është e rëndësishme për të mbrojtur shëndetin tonë nga kollitja dhe nga ajri i ndotur,- tha Filipçe.