Filipçe: Gjithsej tre persona janë shëruar nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha në konferencën e rregullt për shtyp ditën e sotme se një tjetër pacient nga Dibra ishte nxjerr nga Klinika e Sëmundjeve Infektive pasi të dy testet e bëra për koronavirus dolën negative.

Ai shton se po përgatitet që një pacient tjetër nga Shkupi të lëshohet nga spitali pasi të dyja testet e bëra radhazi kanë rezultuar negative.

Filipçe tha se tre persona janë shëruar nga virusi deri më tani.