Për momentin gjendja është stabile dhe vlerësoj se nuk ka nevojë për masa të reja, kështu deklaroi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Ndërkohë i pyetur nëse do ti vaksinoj fëmijët e tij, Filipçe me përgjigje konkrete.
“Po, sigurisht që do ti vaksinoj fëmijët e mi. Mënyra e vetme që të arrijmë imunitet kolektiv është që të vaksinohen dhe fëmijët”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.