Filipçe: Qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm për Bajram dhe Pashkë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar, se gjatë festës së Pashkës dhe Bajramit nuk do të ketë ndalesë të lëvizjes.
Ka bërë të ditur, se ora policore pas 27 prillit do të fillojë në ora 21, ndërkaq kafenetë do të punojnë në ambiente të hapura.

“Për festat, si Pashkët dhe Bajrami, qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Gjatë festave, kafenetë siç tha ai, do të punojnë deri në ora 21:00.