Filipçe flet për hapjen e kufijve!

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se ende është herët të hapen kufijtë.

Ai thotë se po ndiqet situata dhe po i analizojnë numrat dhe më pas do të merret vendim..

“Konsideroj se është ende herët t’i hapin kufijtë për shkak se është një rrezik shtesë edhe ndaj vendeve fqinje”, tha Filipçe.

Filipçe tha se sot është marrë konkludim se është herët për t’u diskutuar një gjë e tillë dhe se një vendim për hapjen e kufijve nuk duhet të shpejtohet.

“Mendoj se fqinjët e shohin numrin. Unë bisedova në mëngjes me ministrin bullgar dhe i thash se do të diskutojmë këto ditë dhe përsëri do të dëgjohemi deri në fund të javës”, tha Filipçe.