Filipçe: Është rënduar gjendja e pacientes që është në aparate për frymëmarrje

Ministrim i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se deri tani numri i të infektuarëve me koronavirus ka arritur në 70, ndërsa gjendja e pacientes e cila është në aparate për frymëmarrje është rënduar. Sipas tij deri në këto momente Dibra, Shkupi, Shtipi, Gostivari dhe Ohri janë qytetet ku ka pacientë të infektuar me koronavirus.

Në mbledhjen e sotme diskutuam për gjendjen me koronavirusin në mbarë botën. Numri i përgjithshëm i të të testuarve është 43 prej të cilëve 3 janë pozitiv. Numri i të infektuarve tani në vendin tonë ka arritur në 70 pacientë. Qytetet ku ka pacient, Shkup, Dibër, Gostivar, Shtip dhe Ohër. Pacientja që është në aparate të frymëmarrjes ka hyrë në fazë kritike. Janë kryer vizita tek pacientët që janë në kurim shtëpiak. Ka pacient të cilët kanë përzgjedhur që të shërohen në shtëpi. Ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore e mundëson një gjë të tillë”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë./Alsat