Ministri Venko Filipçe, sot para mediave tha se Maqedonia është në fillimin e një vale të re të koronavirusit. “Numrat po rriten, dhe kjo është dëshmi se po përballemi me një valë të re”, theksoi ai.
“Sot patëm një takim koordinues me drejtorët e klinikave. Dhe konstatuam se është e qartë se jemi në fillim të një vale të re, dhe kjo po ndodh kudo në rajon. këtë e thotë edhe numri i pacientëve të sapo diagnostikuar në vendin tonë dhe në rajon”, tha Filipçe.
Ministri tha se situata më e keqe është në Tetovë, ku ka numrin më të madh të të shtruarve.
“Momentalisht më kritike situata është në Tetovë, 45 pacientë të shtruar, numri i pacientëve të rinj është i lartë edhe në Shkup dhe Gostivar, dhe që nga dje disa qytete të tjera Kumanovë, Kërçovë, Kavadarc, Strumicë, por në këto qytete nuk ka presion në spitale,” tha ai.