Filipçe: Është e dukshme se nuk do të ndalet trendi i paraqitjes së llojeve të reja të virusit


Është e dukshme se nuk do të ndalet trendi i paraqitjes së llojeve të reja të virusit. Shumë e besueshme është se lloji delta nuk do të jetë lloji i fundit i virusit, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ministri Filipçe i cili sot së bashku me kryeministrin Zoran Zaev ishin për vizitë në spitalin e përgjithshëm të rikonstruuar në Gjevgjeli, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se ka rritje të shifrave të pacientëve të sapodiagnostifikuar, por në këtë moment, sipas tij nuk ka presion as në spitale, as në ambulanta.

“Rreth 15 për qind trajtohen në Klinikën Infektive. Me zgjuarsi e ndjekim gjendjen. Edhe krahas asaj që gjendja është e qetë, është e mundshme ky trend i rritjes të vazhdojë edhe më tutje, dhe ne në mënyrë intensive i dërgojmë dhe analizojmë rekomandimet në lidhje me vaksinimin”, thotë Filipçe.
Sipas tij një nga skenarët e mundshëm është të ketë rekomandim për dozën e tretë të vaksinave. Në varësi të gjendjes momentale, thotë ai, do të bisedojnë për masat restriktive eventuale së pari të kahëzuara drejt atyre që nuk janë vaksinuar.