Filipçe: Është ditë gëzimi, shpresojmë të mos kemi valë të re!


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se repartet të cilat u liruan nga pacientët me Covid-19, janë duke u dezinfektuar, ndërkaq ditën e sotme, e ka cilësuar si ditë “gëzimi”. Shpreson se vendi nuk do të përballet me ndonjë valë të re të Covid-19.

“Në disa klinika po bëhet pastrimi i detajuar, dezinfektimi. Kuadri është kthyer prapa në klinikat dhe spitalet e tyre. Për ne është ditë gëzimi. Ja, po lirohen kapacitetet spitalore. Shpresojmë se nuk do të përballemi me ndonjë valë të re. Jemi të përgatitur, sepse e dimë se si duhet dhe çfarë duhet të bëjmë. Megjithatë, shumë me rëndësi, që të gjitha këto reparte t’i kthehen funksionimit normal dhe do ta punojnë patologjinë e tyre”, tha Filipçe.