Filipçe: Epidemia po qetësohet, por lehtësimi i masave do të zhvillohet gradualisht


Numri i testeve po zvogëlohet për shkak se numri i personave, për të cilët dyshojmë se janë të sëmurë nga Kovid-19 është gjithnjë e më i vogël, publikoi sonte në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Epidemia po qetësohet, siç edhe kemi pritur në këtë periudhë. Me zbutjen e masave duhet të pengojmë numër të madh të rasteve të reja të pacientëve të diagnostikuar. Për këtë shkak, lehtësimi do të shkojë gradualisht, me rekomandime, me mbajtjen e obliguar të maskave, mbajtjen e distancës – vetëm në këtë mënyrë epideminë do ta mbajmë nën kontroll”, ka shkruar Filipçe, në publikimin e tij në Fejsbuk.