Filipçe: Ende është herët për hapjen e kufijve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp ka thënë se ende është herët të hapen kufijtë pasi sipas tij, “nëse hapen kufijtë një pjesë e madhe e masave dhe përfitimeve nga strategjitë kombëtare mund të bien në ujë”.

Ai konsideron se hapja e kufijve duhet të jetë e koordinuar me vendet fqinje. Shpjegoi se kjo ka qenë edhe arsyeja për vizitën në Greqi, ku është diskutuar mbi mënyrën e kalimit të kufijve, tani siç thotë, pritet përgjigje e tyre.

“Ne konsiderojmë se hapja e kufijve patjetër të koordinohet, nëse asgjë tjetër mes vendeve fqinje dhe kjo ka qenë arsyeja për vizitën në Greqi dhe punët që atje janë diskutuar lidhur me testet e nevojshme ku do të kalohet kufiri dhe mënyrën eventuale të ndonjë të infektuari të cilët do të pajtohen me atë marrëveshje të marrin mbrojtje falas shëndetësore nëse gjatë qëndrimit në ndonjë nga këto vende sëmuren nga koronavirusi. Kemi dërguar letër zyrtare deri te ministria greke për Shëndetësi me të cilën kemi formalizuar të gjitha këto pika që i kemi diskutuar gjatë kohës së takimit dhe e presim përgjigjen e tyre”, ka thënë Filipçe.

Ai ka thënë se Serbia ka sjell vendim të hapen kufijtë, por shton se për kushtet tona, “kjo ende është herët”. Megjithatë, siç shtoi, si Qeveri përgjigjen ndaj gjitha kërkesave të individëve të cilët duhet të udhëtojnë jashtë ose të huaj të cilët vijnë te ne, ashtu që thekson, se nuk ka asgjë komprometuese.

Lidhur me pyetjen se si do të qasemi ndaj kësaj çështje me vendet fqinje, Filipçe ka thënë se ministri i jashtëm dje ka pasur takim me më shumë vende nga fqinjët, por mbetet ta presim përgjigjen e Greqisë dhe atë dokument do t’ua ofronim vendeve fqinje.

Në marrëveshje do të duhet të gjendet zgjidhje për kalim më të lehtë të kufijve për atë se si të shmangen turmat, mënyrën e kalimit të kufijve, nëse do të nevojiten teste dhe mjekim falas shëndetësor.

Detyrimi më i rëndësishëm, siç ka nënvizuar Filipçe, është të sigurohen kushte dhe udhëtimi i qytetarëve dhe vetë qëndrimi në shtet tjetër, të jenë sa më të sigurt.