Filipçe: Edhe sot ka rreth 1000 raste të reja me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka deklaruar se edhe sot ka rreth 1000 raste të reja me Covid-19. Ai tha pas një muaji të gjithë ata që e kanë kaluar Covid-19 duhet të vaksinohen pa marrë parasysh mënyrën se si janë shëruar.
Filipçe më tej shtoi se vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur qytetarët nga koronavirusi, dhe jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë.

“Dhjetë përqind e të gjitha rasteve të reja në vend janë të vaksinuar, ndërsa gjithashtu 10 përqind e atyre të shtruar në spital gjithashtu janë vaksinuar. Por, ajo që është më e rëndësishmja për ne është se në qytetet në vend, siç është Ohri, ku përqindja e vaksinimit është e lartë, numri i të shtruarve në spital është më i ulëti”, deklaroi Filipçe.