Filipçe: Edhe mjekët amë do të caktojnë se kush do testohet për koronavirus


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të orës 15:00, informoi se prej sot janë hapur edhe dy qendra për testim të virusit korona në poliklinikat “Jane Sandanski” dhe në “Çento”, numri i përgjithshëm i qendrave për testim në shtet është 14.

“Çdo qytetar duhet që të paraqitet te mjeku i tij dhe t’i tregojë simptomat. Algoritmi amë do të tregojë nëse është i nevojshëm testimi, gjegjësisht nëse rasti është urgjent. Nëse është urgjent, atëherë caktohet termin. Do të merren mostra dhe do të testohen në mënyrë përkatëse”, theksoi Filippe.

Ai shtoi se me Komisionin për Sëmundje Infektive ka diskutuar për ashpërsimin e masave, për grupin e rrezikuar, ata janë qytetarët mbi 65-vjeç dhe të rinjtë nën 18-vjeç. Edhe në seancën qeveritare do të diskutohet për të njëjtën.

Gjatë konferencës ministri sqaroi se si është përkeqësuar gjendja e pacientit të vdekur nga virusi korona.

“Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti i prekur nga virusi korona, një burrë 63 vjeçar, gjendja shëndetësore në mënyrë drastike menjëherë i është përkeqësuar. Ai më 17 mars është pranuar në Klinikë, por mbrëmë në orët e vona i është përkeqësuar gjendja, i është bërë reanimin, por për fat të keq pacienti ndërroi jetë. Nuk ka të dhëna se ka ndonjë komorbited”, tha Filipçe.

Ai shtoi se në ditënatën e kaluar ka 22 të pacientë të infektuar me virusin korona dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 136.

“Sot po bëhen gjashtë kontrolle të mostrave, ndërkaq 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, tha ministri./Portalb