Filipçe: Dy mjek infektologë kanë dhënë dorëheqje

I pyetur nëse ka informacione në lidhje me dorëheqjet e mjekëve në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se deri më tani vetëm dy infektologë kanë konfirmuar dorëheqjen e tyre, respektivisht një nga Klinika Infektive dhe një nga Spitali “8 shtatori”.

“Deri më tani kam informacione se një mjeke infektologe ka dhënë dorëheqje në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe se planifikon të punojë në spital priva, dhe gjithashtu mjekja që ka udhëhequr Repartin Infektiv në Spitalin “8 Shtatori” ka paralajmëruar, nuk e di nëse është formalizuar, unë kam biseduar me të, por ajo është e vendosur të largohet”, konfirmoi Filipçe, duke shtuar se për momentin ka mjaftueshëm personel mjekësorë.