Filipçe: Do të shqyrtojmë zgjatjen e orarit të punës për kafenetë

I pyetur për kërkesat e gastronomive që lokalet e tyre të punojnë deri në orën 23:00, ministri Filipçe në konferencën e sotme për shtyp para Klinikës Gjinekologjike tha se çfarëdo ndryshimi në masat për parandalimin e Covid-19, do të shqyrtohet pas 21 janarit.

“Kërkesa është e logjikshme, dhe do ta shqyrtojmë në mbledhjet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Kjo masë thamë se do të zgjatë deri me 21 janar, kur praktikisht edhe përfundojnë festimet, pas çka automatikisht këto objekte do të kthehen të punojnë deri në ora 21:00, por do të shqyrtojmë kërkesën e tyre.

Çfarëdo që do të vlejë si zbutje e masave, gjithsesi se do të vlejë pas 21 janarit”, tha mes tjerash ministri Filipçe.