Filipçe: Do të pres hetimin, më pas dorëheqja – nuk iki nga përgjegjësia

Tetova dhe e tërë Maqedonia është në zi. Zjarri në spitalin modular në Tetovë u mori jetën 14 personave. Vi*ktimat janë të moshës nga 29-79 vjeçare, por identifikimi i plotë i tyre vazhdon akoma. Arsyet e zj*arrit që shkrumboi spitalin nuk dihen akoma por hetimi vazhdon.

Dëshmitarët e rastit dhe familjarët e pacientëve përshkruajnë tme*rrin që kanë përjetuar mbrëmë. Ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe në deklaratën e parë, rreth 20 orë pas tr*agjedisë, nuk zbardhi detaje lidhur me shkaqet. Ai tha se nuk do t’i shmanget përgjegjësisë por do të presë përfundimin e hetimit.