Ministri i Shëndetësisë, mbrëmë ka bërë të ditur, se sërish janë aplikuar numër rekord i vaksinimeve për një ditë në Maqedoninë e Veriut.
“Dëshira e qytetarëve për t’u vaksinuar inkurajon shumë. Që t’i kthehemi përditshmërisë të cilën të gjithë e duam, duhet imunitet kolektiv, kurse ajo do të thotë që sa më shumë qytetarë të vaksinohen”,shkroi Filipçe në “Facebook” teksa shpërndau fotografinë ku njoftohet se “për një ditë është vaksinuar thuajse 1% e popullsisë”, ka shkruar në facebook Filipçe.