Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se pret që deri në fund të gushtit në vend të rivaksinohen rreth 500 mijë qytetarë. Siç tha ai sot në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët, aktualisht janë mbi 330 mijë qytetarë që kanë marrë të dy-ja dozat e vaksinës.
“Ne presim që deri në fund të gushtit, të gjithë 500 mijë që janë vaksinuar me një dozë të rivaksinohen. “Vaksinimi në terren po shkon mirë, nga fillimi deri më tani rreth 20 mijë qytetarë janë vaksinuar,” tha Filipce.