Filipçe: Datë për zgjedhje kur Komisioni për Sëmundje Infektive do ta miratojë këtë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në televizionin “Telma” deklaroi se datë për zgjedhje do të ketë vetëm kur Komisioni për Sëmundje Infektive do ta miratojë këtë.

“Asnjëherë deri më tani, asnjë ngjarje, as megjithatë procesi zgjedhor i cili ishte caktuar në fillim të kësaj krize, nuk ishte lëndë i diskutimit, as megjithatë ishte diçka mbi bazë të së cilës ne i kemi bazuar rekomandimet. Gjithçka që iu propozua Ministrisë dhe Qeverisë, të gjitha masat ishin dimensionuar që në vend të parë të jetë shëndeti i qytetarëve. Në këtë kuptim, modeli i njëjtë i punës do të vazhdojë edhe më tej”, theksoi Filipçe.

Theksoi se edhe propozimet e ardhshme do të miratohen mbi bazë të argumenteve profesionale, analizave të numrit të pacientëve, të diagnostikuarve të rinj, të numrit të pacientëve të cilat janë në spital dhe në shërim shtëpiak.

Sipas tij, masat janë të dimensionuara mirë për çfarë tregues është që tani çdo ditë ka gjithnjë e më pak pacientë të diagnostikuar, gjithnjë e pak pacientë të cilët janë duke u trajtuar dhe më shumë të shëruar sesa raste aktive.

“Kjo do të thotë se masat ishin dimensionuar mirë dhe planifikuar mirë, të cilat janë bazuar në argumente mjekësore, në shkencën epidemiologjike. Mbi bazë të kësaj, propozimet do të vazhdojnë të jepen edhe më tej”, porositi Filipçe.

Bëri të ditur sot se një të sëmuri nga Kovid-19 në Klinikën Infektive i është dhënë plazmë gjaku e cila paraprakisht ishte marrë nga dy pacientë të shëruar.

Lidhur me hapjen e restoranteve dhe kefeneve, Filipçe theksoi se janë hartuar protokolle për transport publik, restorante dhe kafene, por se priten propozime nga odat ekonomike. Megjithatë, siç theksoi, nuk mund të kumtohet termini kur do të fillonin me punë.

“Kur dhe si do të kthehet jeta në normalitet varet nga numri i uljes së të sëmurëve dhe vendimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive”, tha Filipçe.

Shtoi se në Ministrinë e Punës dhe politikës Sociale tashmë po përpilohet dekret me të cilin të gjithë të punësuarve në shëndetin publik të cilët kanë qenë të sëmurë nga Kovid-19 nuk do t’u shkurtohen mjetet për pushim mjekësor, ndërsa atyre të cilëve u janë shkurtuar, do t’u kthehen. Paralajmëroi se nuk do paguhet edhe participim për të gjithë të sëmurët nga Kovid-19.