Filipçe: Çmimi maksimal i trajtimit të pacientëve me kovid në spitalet private të jetë 5000 euro

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka shkruar se sot në seancën e Qeverisë në rendi dite është Ligji për mbrojte shëndetësore me ndryshimet e të cilit propozohet që të kufizohen çmimet për trajtimin e pacientëve me kovid-19 në spitalet private

“Me ndryshimin në Ligjin për diagnostifikimin dhe mjekimin e pacientëve me kovid propozojmë që çmimi të lëviz prej 40.000 denarë deri në 305.000 denarë. Shteti përpos që ka autorizime të nënshkruaj marrëveshje me spitalet nëpërmjet Fondit, mund të vendosë edhe limit maksimal për një mjekim privat kovid-19. Rregullimi i çmimeve është e nevojshme që të mos vijmë në situatë që institucionet private të mos jenë të kapshme për shumicën e qytetarëve në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e ministrit Filipçe.
Ai i ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë këto ndryshime ligjore.