Filipçe: Atëherë kur numri i të sëmurëve do të ulet do të planifikohen aktivitete të tjera, si zgjedhjet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për media duke folur për atë se kur planifikohet që të mbahen zgjedhjet, tha se atëherë kur me siguri mund të thuhet se numri i të sëmurëve po ulet, se definitivisht bëhet faktor i transmetimit nën një, siç është tani mesatarja në nivel të gjithë shtetit, do të mund të planifikohen edhe aktivitete të tjera.

Në këtë moment ende nuk kemi folur në kuadër të aktiviteteve, mbledhjeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve, theksoi Filipçe.

Ai tha se janë të kujdesshëm në analizën e pacientëve të tyre, të kujdesshëm për pacientët e sapo diagnostikuar, të kujdesshëm në atë se diku eksiton vatër e fshehtë e të sëmurëve.

“Vlerësoj se nëse nuk ka një gjë të tillë dhe trendi ruhet edhe në ditën në vijim sigurisht në këtë periudhë prej një ose dy muaj, në muajt e verës, do të jemi në situatë në të cilën nëse qytetarët me korrektësi i respektojnë masat – bartjen e maskave mbrojtëse, ky është një nga punët më të rëndësishme në parandalimin e transmisionit të sëmundjes, gjegjësisht të virusit, epideminë do ta mbajmë nën kontroll”, theksoi ministri.

Filipçe bëri të ditur se në mënyrë aktive e ndjekin situatën, i analizojnë rastet për çdo ditë dhe ashtu do të vazhdojnë.