Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka komentuar vendimin nga EMA-Agjencia Evropiane e Barnave, se vaksina nga AstraZeneca është e sigurt.
Ai ka deklaruar, se me atë vendim konstatohet se vaksina nuk shkakton komplikime, ndërkaq ka bërë të ditur se pas kësaj, imunzimi vazhdon.
“Agjencitë kombëtare të vendeve ku kishte efekte të padëshirueshme nga vaksina ndërmorën masa të kujdesit dhe përkohësisht e ndërprenë vaksinimin me ‘AstraZeneca’. Që është normale, të jenë të kujdesshëm dhe të konfirmohet nëse ka lidhje shkak-pasojë. Institucion relevant për këtë është Agjencia Evropiane për Ilaçe, e cila doli sot me qëndrim se definitivisht nuk bëhet fjalë për komplikime, për të cilat duhet të ndërpritet ose të ketë dyshim. Definitivisht vaksina është e sigurt dhe nuk ka lidhje shkak-pasojë me këto raste dhe besoj se imunizimi do të vazhdojë”, deklaroi Filipçe.