Masat e reja të propozuara për punonjësit e sektorit publik nuk parashikojnë vaksinim të detyrueshëm, tha në paraqitjen e tij të ftuar sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke komentuar vërejtjet nga sekretari i përgjithshëm i SPOGJ-it, se sipas OKB-së, vaksina kundër Kovid nuk është e detyrueshme, thotë Filipçe:
“Nuk është e vërtetë që ky është vaksinim i detyrueshëm. Qytetarët kanë të drejtë absolute që të mos vaksinohen, por të bëjnë testin një herë në javë me shpenzimet e tyre dhe të dëshmojnë se janë negativ. Kështu e dimë se nuk rrezikohet shëndeti i të gjithëve përreth”, tha ministri Filipçe.