Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce apelon për respektimin e vazhdueshëm të masave për mbrojtje nga koronavirusi i ri. Filipçe përmes një postimi në Facebook thekson se arma më e fortë kundër Covid-19 është ndërgjegjja dhe përgjegjësia e secilit prej nesh.
“Arma më e fortë kundër koronavirusit është secili prej nesh – ndërgjegjja dhe përgjegjësia jonë. Mburoja më efektive janë tre rregullat që duhet tu përmbahemi vazhdimisht – mbajtja e distancës, mbajtja e pajisjeve mbrojtëse dhe higjiena. Secili prej nesh duhet të kuptojë seriozitetin e virusit, të mbrojë veten dhe kështu të mbrojmë edhe të dashurit tanë, shëndetin publik, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe sistemin shëndetësor. Nuk ka kompromis me këtë virus. Prandaj të respektojmë. Unë besoj në qytetarët tanë, në secilin prej jush. Le të luftojmë së bashku – për të mbrojtur veten dhe të dashurit tanë, për të mbrojtur shëndetin publik”, tha Filipce.